Politike

Grabitja në Rinas, Lleshaj: Nuk ishte turp, por incident. S’ka asgjë për t’u shqetësuar

11 Prill 2019, 09:54 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Lleshaj: Nuk ishte turp, por incident. S’ka

TIRANË- Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur nga Kuvendi për grabitjen në Rinas ku dhe përmendi mundësinë për dorëheqjen e tij. Lleshaj ka replikuar me deputetin e LSI-së, Ralf Gjoni, i cili i kërkoi dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë të vjedhjes së aeroportit të Rinasit.

Lleshaj ka thënë se nuk ka luftuar asnjëherë për ta patur postin e Ministrit të Brendshëm dhe se nuk ka asnjë brengë për ta lënë atë, por tha se largohet kur ta gjykoj ai.

Me qe më përmende dorëheqjen. S’kam luftuar asnjë ditë për të patur këtë post dhe s’kam asnjë brengë për ta lënë këtë post. Por atë e gjykoj unë. Momentin se kur do ta marrë atë vendim do ta gjykoj unë”, u shpreh ministri.

Më tej Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndihen të shqetësuar pas grabitjes së ndodhur në Kuvend. Ai u shpreh se ajo që ndodhi nuk ishte një turp, por vetëm një incident. Më tej ai tha se ngjarje të tilla kanë ndodhur kudo, duke përmendur sulmin terrorist në SHBA në 11 shtator 2001.

Është absurde të thuash se ka rënë sigura e vendit se ka ndodhur një incident në aeroport. Forcat e armatosura jnë organizuar pë të ruajtur perimetrin e jashtëm të Riansit. Po ju them qartësisht Forcat e Armatosura e kanë detyrim kushtetue skëtë verpim që bëjnë, jo vetëm kur ndodh ngjarja por dhe kur ka kërcënime. Kanë hyrë aty në mbështetje të Policisë së Shtetit. Në këtë situatë kemi dy rrugë, ose ta lëmë siç ësthë ose ta përforcojmë. Ky është një incident, ka pasur shtete më të mëdha që u kanë ndodhur të tilla gjëra. Të fillojmë më super fuqinë e botës, SHBA u gjunjësua në 11 shtator, nuk ka asnjë për tu alaramuar. Policia ka reaguar në kohë rekord, ka reaguar në mënyrë të parparë. Është përballur me një sulm me armë. Ky grup që kreu këtë grabitje, u arratir nga një burg i një shteitt të BE, dhe nuk u quajt turp por si një incident. Unë them të mos kalopjmë në një situatë histerie kolektive, kur një situatë është shumë e menaxhueshme”, tha Lleshaj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja e milionave grabitja ne rinas sander lleshaj seanca plenare 11 prill2019 vjedhja e parave ne aeroport grabitja e milionave grabitja ne rinas sander lleshaj seanca plenare 11 prill2019 vjedhja e parave ne aeroport

Sondazh

Poll