Nisja e vitit të ri shkollor/ PD akuza Qeverisë: Pa marrjen e masave rrezikojmë rritjen e një brezi COVID
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë serioze për përballimin e pandemisë tashmë me rihapjen e shkollave. Albana Vokshi, ish-deputete e PD, në një deklaratë për mediat nga selia, tha se janë rreth 510 mijë nxënës dhe mësues rrezikohen nga improvizimi dhe paaftësia e qeverisë në ikje. Vokshi theksoi se pa marrjen e masave urgjente dhe serioze, dështimi i qeverisë rrezikon rritjen e një brezi COVID.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI:
Kur kanë mbetur më pak se 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka siguruar asnjë kusht për zhvillimin e mësimit të fëmijëve gjatë pandemisë së COVID 19.
Situata bëhet edhe më kritike me shembjen dhe nxjerrjen jashtë kontrollit të mbi 300 objekteve arsimore për shkak të tërmetit të nëntorit të kaluar. Qeveria nuk e mbajti premtimin për t’i ndërtuar shkollat deri në shtator dhe tani me rrezikun e COVID 19 gjendja është alarmante.
Rreth 510 mijë nxënës dhe mësues janë të rrezikuar drejtpërsëdrejti nga infektimi për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit në ikje dhe ministreve të tij të paafta të arsimit dhe të shëndetësisë.
Cili është plani i qeverië për të sistemuar mbi 23 mijë nxënësit dhe mësuesit, që nuk kanë më një shkollë për shkak të tërmetit? Si do të bëhet shpërndarja e tyre në klasa për të garantuar distanzimin, kur dihet se klasat janë të mbipopulluara edhe pa shembjen dhe dëmtimin e këtyre 300 objekteve arsimore.
Qeveria vazhdon të heshtë për këtë problem madhor, ku pasojat e tërmetit dhe të pandemisë rrezikojnë me mijëra nxënës dhe mësues, si nga ana shëndetësore, edhe nga pikëpamja e cilësisë së mësimdhënies.
Nga 11 bashkitë e prekura nga tërmeti, gjendja është shumë kritike në Tiranë dhe në Durrës, ku ndodhen më shumë se gjysma e shkollave të shembura dhe të mbyllura. Janë mbi 23 mijë nxënës dhe mësues që duhet të zhvendosen për shkak se qeveria nuk ndërtoi në kohë as edhe një shkollë të vetme.
Protokolli i sigurisë, i publikuar nga Ministria e Arsimit është me rregulla të përgjithshme dhe i pazbatrueshëm në pjesën më të madhe të shkollave. Në udhëzim nuk parashikohet fare se çfarë ndodh me klasën, me shkollën, nëse nxënësit apo mësuesit infektohen.
Prindërit, nxënësit dhe mësuesit janë të paqartë për orët e mësimit, për turnet në shkolla, si do të zbatohet distanca 1.5 metra e fëmijëve, çfarë do të bëhet për të garantuar kushtet higjeno-sanitare, në mënyrë që rinisja e mësimit të mos shndërrohet në një katastrofë shëndetësore.
Qeveria e Shqipërisë është e vetmja në Europë që nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë për përballimin e pandemisë me rihapjen e shkollave. Fëmijët dhe nxënësit po çohen drejt një rreziku të paralajmëruar pa u siguruar të paktën distancimin social.
Improvizimi i qeverisë së paaftë dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës mund të rezultojë në përhapje edhe më masive të virusit përmes shkollave, nëse qeveria nuk ndryshon qendrim dhe nëse nuk merr masa serioze.
Qeveria e ka për detyrë të ndërhyjë në mënyrë urgjente, jo vetëm për të siguruar shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve, por për të garantuar mësimdhënie cilësore.
Dëmi i shkaktuar sot nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë për të menaxhuar pandeminë në shkolla do të ndjehet për dekada me radhë. Fëmijët, të rinjtë, shoqëria jonë nuk meritojnë që vendi të rrisë një brez COVID për shkak të një qeverie të dështuar.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Kriza në Bjellorusi/ Rama të premten në Vjenë, do marrë pjesë në Këshillin Special
TIRANË- Ditën e premte, kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së do të marrë pjesë në Këshillin Special që do të zhvillohet në Vjenë. Në...
PS ndez motorët e fushatës së 2021, Balla takim me strukturat në Elbasan, ka një porosi: Mos neglizhoni strukturat!
ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste për vendosjen e ...
‘S’kishim specialistë!’/ Justifikimi i Manastirliut për raportin e OBSH-së, deputeti Çaçani i jep ‘propozime konkre
TIRANË– Një prej lajmëve më të komentuar të ditës së sotme është raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lidhur me numrin e vogël të mjekëve për 10...
U mbajtën rrogën për COVID-in/ Dy opozitarët padisin Kuvendin, Murrizi e Roshi kërkojnë me ngulm pagën dhe shënimin tek
TIRANË– Rebelim nga deputetët e opozitës së re! Deputetët Myslim Murrizi dhe Artur Roshi kanë paditur në Gjykatën Administrative një padi kundër Kuve...
‘Ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë’/ Manastirliu i përgjigjet Metës për të dhënat e OBSH-së:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për numrin e mjekëv...
Meta dekreton 12 rektorët e rinj të universiteteve, Presidenti: Të forcohet autonomia në Universitete
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 12 rektorët fituesë të universiteteve publike në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Presidenti kërkon a...
“8 mln euro tendera”/ PD denoncon: Blendi Gonxhe gjatë pandemisë ka bërë 1.7 mln euro shpenzime luksi
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar se Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe për një vit e gjysmë ka tenderuar 8 milion...
Rama uron Pëllumb Xhufin për ditëlindje: Vëzhgues i mprehtë i diplomacisë, të rinjtë të ndjekin shembullin e këtij dja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot historianin Pëllumb Xhufi për 69-vjetorin e lindjes. Në një postim të përditshëm në rrjetet sociale, ku kreu i q...
Raporti i OBSH-së për mjekët/ Meta: Problem shumë serioz, duhen sa më shpejt politika largpamëse
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për raportin e OBSH-së për mjekët, ku Shqipëria renditet mes vendeve me numrim më të ulët të bluzave të b...