Politike

Meta dekreton 12 rektorët e rinj të universiteteve, Presidenti: Të forcohet autonomia në Universitete

24 Gusht 2020, 10:25 Nga DOSJA
Meta dekreton 12 rektorët e rinj të universiteteve, Presidenti:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 12 rektorët fituesë të universiteteve publike në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Presidenti kërkon angazhim për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e Universitetit.

“Sot pata kënaqësinë t’i dorëzoja dekretet e emërimit Rektorëve të rinj të Universiteteve Publike të vendit tonë. Mbetet detyrë parësore e tyre për t’i transformuar Universitetet tona në qendra më aktive shkencore për të konkuruar në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, në institucionet publike dhe sipërmarrjet private. Kërkohet angazhimi dhe vendosmëri për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e Universitetit.”, shprehet Presidenti.

Mësohet se në Presidencë do të ketë edhe një ceremoni që do të shërbejë për dekretimin e 12 rektorëve fitues në zgjedhjet e 30 korrikut.

Lista e rekorëve:

Universiteti i Tiranës Prof. Artan Hoxha/Universiteti Politeknik i Tiranës Prof. Andrea MaliqariUniversiteti Bujqësor i Tiranës Prof. Fatbardh Sallaku
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Prof. Skender Topi/ Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër Prof. Suzana Golemi
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Prof. dr Bektash Mema
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë Prof. Dhimitër Bello
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë Prof. Roland Zisi
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës Prof. Kseanela Sotirofski
Universiteti i Arteve Prof. Kastriot Çaushi
Universiteti i Sporteve të Tiranës Agron Kasa
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë Prof. Arben Gjata

Zgjedhjet në universitete u zhvilluan më datën 30 korrik, gjatë periudhës së pandemisë.  Në garë për postin e rektorit të UT ishin Mimoza Hafizi, Kozeta Sevdari dhe Artan Hoxha. Fitimtar doli Artan Hoxha.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta dekreton 12 rektorët zgjedhjet në universitetin e tiranës meta dekreton 12 rektorët zgjedhjet në universitetin e tiranës

Sondazh

Poll