Raporti i OBSH-së për mjekët/ Meta: Problem shumë serioz, duhen sa më shpejt politika largpamëse
24 Gusht 2020, 08:09Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për raportin e OBSH-së për mjekët, ku Shqipëria renditet mes vendeve me numrim më të ulët të bluzave të bardha. Kreu i shtetit ka theksuar se në këtë kohë pandemie duhen politika më largpamëse. Sipas tij jo vetëm për të frenuar largimin e mjekëve, por edhe për të motivuar personelin shëndetësor në vend.
“Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar. Sfidat e shëndetit publik janë në rritje ndaj duhen politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor. “, shprehet Presidenti.
Reagimi i plotë:
Numri tepër i ulët i mjekëve për banor në Shqipëri është një problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor. OBSH evidenton shumë qartë këtë situatë kritike në raportet e saj. Shqipëria paraqet numrin më të ulët të mjekëve për banorë se sa shumë vende të Ballkanit dhe kjo është e papranueshme. Shëndeti, si e mirë themelore e shqiptarëve duhet rivlerësuar nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve, të cilët përbëjnë zemrën e sistemit shëndetësor. Të mos hezitohet në asnjë çast për të bërë çdo investim që duhet nga financat publike për të zgjidhur këtë problem kardinal.
Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar. Sfidat e shëndetit publik janë në rritje ndaj duhen politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor.
Ky reagim i Metës vjen pasi, OBSH-ja e rendit Shqipërinëmes vendeve me numrim më të ulët të mjekëve. Sipas këtij raporti më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm vendet afrikane. Shqipëria ia kalon dhe shteteve të tilla si Indisë (8.6), Pakistanit (9.8), Afganistanit (2.8).
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpalosur planin e partisë që drejton, sa i përket të rinjve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ba...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka komentuar protestat që po zhvillohen në Bjellorusi, ku qytetarët kërkojnë largimin e Presidentit aktual, Aleksandër ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së i ka dërguar një letër Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Në letrën e ...
TIRANË– Dita e sotme shënon përkujtimin e viktimave të sistemeve totalitare. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzi...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk e ka mbajtur premtimin e tij për t’u siguruar shqiptarë...
TIRANË– Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari duket se i ka mbyllur pushimet dhe ka nisur përgatitjet për muajin shtator. Në rrjetin e s...
Politike23 Gusht 2020, 08:31
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ankohet për çmimin e biletës së autobusit në linjës Tiranë-...
TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se efektivëve të Policisë së Shtetit nuk u p...
TIRANË– Ardian Dvorani kërkoi disa ditë më parë rikthimin e tij në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, institucion që dikur e drejtonte vetë ai. Përmes një ...