Politike

U mbajtën rrogën për COVID-in/ Dy opozitarët padisin Kuvendin, Murrizi e Roshi kërkojnë me ngulm pagën dhe shënimin tek

24 Gusht 2020, 16:44 Nga DOSJA
U mbajtën rrogën për COVID-in/ Dy opozitarët padisin

TIRANË– Rebelim nga deputetët e opozitës së re! Deputetët Myslim Murrizi dhe Artur Roshi kanë paditur në Gjykatën Administrative një padi kundër Kuvendit të Shqipërisë. Dy deputetët kanë ankimuar vendimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, për dhurimin e tri pagave për luftën dhe pasojat e pandemisë Covid 19.

Dosja.al mëson se ankimimi është dorëzuar në Gjykatë më 13 maj 2020, dhe se në padi kërkohet anulimi i vendimit numër 44 të Byrosë së Kuvendit.

Roshi e Murrizi kërkojnë që t’u paguhen të gjithë përfitimet financiare, të cilat ua siguron “statusi i deputetit” për periudhën Mars 2020- Maj 2020 dhe se pagesa t’i pasqyrohet në librezën e punës dhe atë të kontributeve shoqërore.

Gjatë periudhës së shtetrrethimit, kur Shqipëria u fut në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit, më 2 prill Byroja e Kuvendit vendosi që për jo më shumë se tre muaj deputetët të marrin vetëm 50 % të pagës aktuale neto. Murrizi ishte kundër që prej marrjes së vendimit, por mesa duket ka gjetur si mbështetës edhe Roshin.

Megjithatë deputetët nuk janë ankuar për dietat dhe tollonin për naftën që morën gjatë kohës së izolimit, edhe vendi ishte në “shtetrrethim” dhe puna në Kuvend ishte pezulluar për të parandaluar përhapjen e pandemisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur roshi gjykata administrative e tiranes koronavirusi ne shqiperi myslim murrizi artur roshi gjykata administrative e tiranes koronavirusi ne shqiperi myslim murrizi

Sondazh

Poll