Politike

Kriza në Bjellorusi/ Rama të premten në Vjenë, do marrë pjesë në Këshillin Special

25 Gusht 2020, 07:53 Nga DOSJA
Kriza në Bjellorusi/ Rama të premten në Vjenë, do marrë

TIRANË- Ditën e premte, kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së do të marrë pjesë në Këshillin Special që do të zhvillohet në Vjenë. Në këtë këshill do të diskutohet për krizën politike të krijuar në Bjellorusi. Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të Kryesisë së OSBE thuhet se Rama është sërish i gatshëm për një vizitë zyrtare në këtë shtet.

“Të gatshëm të mbështesim Bjellorusinë. Oferta jonë për një vizitë në Bjellorusi mbetet në tryezë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryesisë së OSBE.

Prej javësh, Bjellorusia është përfshirë në një kaos politik. Zgjedhjet e fituara nga Lukashenko, që ka qeverisur për më shumë se 26 vite, dhe ndodhet në mandatin e tij të gjashtë, janë konsideruar të paligjshme dhe nuk janë njohur nga BE. BE vendosi saksione kundër zyrtarëve të lartë në Bjellorusi, ndërsa tentativat e kancelares gjermane, Angela Merkel për ndërmjetësim me Lukashenkon kanë dështuar pasi ai nuk ka pranuar që të flasë me kancelaren në telefon. Kryeministri shqiptar, Edi Rama hyri në këtë debat, duke propozuar dialog mes tij, presidentit bjellorus Llukashenko dhe lideres së opozitës, SvetlanaTikhanovkaya. SHBA i ka bërë thirrje që Llukashenkos të pranojë ftesën për dialog, ndërsa Rusia ka kërkuar të mos ketë ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur krizën. Edhe BE-ja, përmes një deklarate zyrtare nga Presdenti Macron dhe Mercel ka mbështetur ndërhyrjen e OSBE-së në këtë debat. Gjithsesi, deri më tani, nuk ka pasur asnjë shenjë pranimi nga Lukashenko.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi edi rama propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi

Sondazh

Poll