Politike

‘S’kishim specialistë!’/ Justifikimi i Manastirliut për raportin e OBSH-së, deputeti Çaçani i jep ‘propozime konkre

24 Gusht 2020, 18:15 Nga DOSJA
‘S’kishim specialistë!’/ Justifikimi i Manastirliut

TIRANË– Një prej lajmëve më të komentuar të ditës së sotme është raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lidhur me numrin e vogël të mjekëve për 10 mijë banorë në Shqipëri.

Pas reagimeve nga presidenti Ilir Meta dhe opozita, nuk mungoi edhe një status nga deputeti Arlind Çaçani. Ky i fundit, i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë punësimin e një mjeku epidemiolog, duke marrë parasysh faktin që Manastirliu e justifikoi numrin e vogël të mjekëve me pezullimin e specializimeve për 4 vite.

Znj.Ministre një rast konkret të kam thënë disa herë për mjekun epidemiolog Z. Et’hem Lumani që aktivizohet në sistemin publik sepse e ke specialist dhe mjek të zotin. Madje kompetent për këtë situatë. Përse nuk e pranoni???,”-shkruan deputeti.

Nuk dihet lidhja e Çaçanit me mjekun, por kjo nuk është hera e parë që ai flet për të. Më 9 mars, të këtij viti, deputeti ka postuar një foto me mjekun, i cili i kishet dhënë këshilla për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arlind çaçani mjeket ne shqiperi obsh ogerta manastirliu arlind çaçani mjeket ne shqiperi obsh ogerta manastirliu

Sondazh

Poll