Politike

25 Gusht 2020, 08:06 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për studimin e “The Economist” , në të cilin thuhet se në vitin 2100 Shqipëria do të ketë një popullsi preh 860 mijë banorësh. Sipas Metës ky lajm është tronditës dhe se fenomeni i largimit të shqiptarëve duhet të ndalohet menjëherë. Presidenti bën thirrje që të rikthehet shpresa dhe besimi se Shqipëria ka diell për të gjithë.

Reagimi i plotë:

Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë. Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç. Trishtim më të madh nuk mund të ketë! Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë. Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni. Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre! 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta studimi i the ekonomist ilir meta studimi i the ekonomist

Sondazh

Poll