Politike

PS ndez motorët e fushatës së 2021, Balla takim me strukturat në Elbasan, ka një porosi: Mos neglizhoni strukturat!

24 Gusht 2020, 18:48 Nga DOSJA
PS ndez motorët e fushatës së 2021, Balla takim me strukturat

ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar  një takim me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste për vendosjen e piketave strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021.

Gjatë takimit, në fjalën e tij Balla tha se PS në zgjedhjet e 2021 do të marrë besimin e shqiptarëve për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.

“Duke respektuar të gjitha masat e domosdoshme mbrojtëse ndaj COVID-19, ne duhet të jemi në komunikim të vazhdueshëm me komunitetet, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, me njërëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Në shtator duhet të vijojmë me konsultimet për buxhetet vendore. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izolimit, por edhe çdo ditë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me “7×7=42”-at që përqeshnin e shajnë gjithë ditën nga televizori dhe Facebook-u”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet t’i vetëkënaqë socialistët, të cilat nuk duhet të lënë pas dorë organizimin e strukturës së Partisë.

“Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian. Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm“, theksoi Balla.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla zgjedhjet parlamentare 2021 taulant balla zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll