Politike

Ushtria në Rinas/ Xhaçka i përgjigjet Metës: Garantojmë sigurinë e NATO, s’kemi pse njoftojmë presidentin

11 Prill 2019, 09:33 Nga DOSJA
Ushtria në Rinas/ Xhaçka i përgjigjet Metës:

TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigjie presidentit Ilir Meta pas kërkesës që ky i fundit i ka dorëzuar sot, gjeneralit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollccaku. Xhaçka tha se nuk bëhet fjalë për një debat kushtetues, pasi Forcat e Armatosura, po mbrojnë gjysmën e pistës që është ushtarake dhe është në funksion të aleatëve të NATO.

Është infrastrukturë e NATO. Kemi prezencë ushtarake në këtë aeroport, pasi këtu vijnë aleatë të NATO. Cënimi i sigurisë kombëtare, na cënon edhe ne. nuk po shkojmë në luftë, po marrim masat, për të garantuar sigurinë. Policia jonë ushtarake e ka për detyrë. S’ka debat kushtetues. Kemi një ngjarje të përsitur. Gjysma e pistës i takon ushtrisë. Pika 11 e ligjit na detyron të veprojmë për aleancën. Lul Bashës nuk i mësojmë dot që të lexojë kushtetutën. Të gjithë aktorët kanë folur. Ky vendim duhet të ishte përshëndetur, pasi ofron siguri. Kjo është porta hyrëse e të huajve me Shqipërinë. Masat e sigurisë deri në vendosjen e asaj që duhet të kishte bërë koncesionari, do mbështeten edhe prej nesh. S’ka dislokim, ka vetëm detyrë e policisë ushtarake. Ne do të patrullojmë perimetrin e sigurisë ushtarake. Komandoja jonë është vetëm 1 km larg. Ky s’është precedent i padëgjuar. S’kemi pse njoftojmë presidentin.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi sot informacion të detajuar nga Shtabi i Përgjithshëm për dërgimin e Ushtrisë në aeroportin e Rinasit. Reagimet vijnë një ditë pasi Ushtria Shqiptare mori nën dorëzim sigurinë dhe kontrollin në aeroportin e Rinasit.

[sgallery url=”https://dosja.al/e-gjithe-ushtria-drejt-rinasit-ja-pamjet-pas-super-grabitjes/”]

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një dështim punën që koncesionari i Rinasit ka bërë me sigurinë në këtë aeroport, ku vetëm 2 ditë më parë, një grup i armatosur i kryesuar nga Admir Murataj grabiti në pistën e avionit plot 10 milionë euro.

Ngjarja ka hapur një debat politik tashmë mbi sigurinë e Rinasit, i vetmi aeroport funksional në Shqipëri. Ministria e Brendshme fajëson koncesionarin se nuk sinjalizoi policinë, ndërkohë që ping-pongu institucional sapo ka nisur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blindohet rinasi grabitja ne rinas olta xhacka ushtria ne rinas blindohet rinasi grabitja ne rinas olta xhacka ushtria ne rinas

Sondazh

Poll