Politike

Shkolla në Kodër Kamëz, Veliaj nga QS: E bëjmë si të duan ata, ‘dhënduri’ organizon protesta

11 Prill 2019, 08:18 Nga DOSJA
Shkolla në Kodër Kamëz, Veliaj nga QS: E bëjmë si

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama ishin paraditëen e sotme në qytet student ku organizuan një takim me studentet. Gjatë fjalës së tij Veliaj premtoi rikonstruktimin e të gjitha konvikteve deri në fund të mandatit të radhës.

Ndqër të tjera ai theksoi se një nga zonat më problematike të Tiranës është ajo e Universitetit Bujqësor.

Kemi një situatë në Universitetin Bujqësor që është në një nga zonat më problemtaike të Tiranës, jo ose janë njerëz problematik, por është problematike nga zhvillimi urban. Bëhet fjalë për një zonë kufitare mes Kamës dhe Tiranës, aty ku është rrethrrotullimi dhe fillon bulevardi blu, ku çdo gjë ësthë blu dhe kiç. Po njerëzit nuk shohin kufijtë, ai ësthë një pellg me zona informale dhe quhet Njësia 11 ose Instituti ose Kodër Kamëz.

Zona në kohët e vjetra kur unë jam rritur në Qytet Studenti dhe im at’ punonte në Kodër Kamës aty ka qenë një zonë bosh ndërsa tani ka 30 mijë banorë. Ne kemi kalkuluar kur bëmë shkollat e reja, se 2 mijë nxënës shkojnë çdo ditë tek Aleks Buda, ku të gjithë prindërit paguajnë furgonat për fëmijët e tyre. Është kollaj të themi ka trafik, por duhet gjetur mënyra sesi të heqim trafikun. Ne propozojmë që të gjitha shkollat e reja të jenë në një largësi jo më shumë se 500-600 metra nga shtëpitë dhe të gjithë të shkojnë në këmbë, mos të kemi nevojë për furgona dhe bataliona.

Aty ka një tokë të lirë e kthyer në vitin 2006 nga ata që sot oganizojnë protesta kryesisht dhëndurrë dhe çudira të kësaj natyre, i japin para vritatit dhe fillojnë dhe lindin disa legjenda urbane, ku një legjendë urbane është se nuk duhet ndërtuar shkollat afër.

Megjithatë nëse e duan me mur e bëjmë jemi gati ta bëjmë me mur, nëse duan me ndarje më vete e bëjmë më vete, por ai që më trishton shumë që për një komunitet prej vitesh lëngonte opër një shkollë më në fund u bë në shkollë ulra modern,”- shprehet kryebashkiaku Erion Veliaj.

(a.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj qytet studenti takim me studentet universiteti bujqesor edi rama erion veliaj qytet studenti takim me studentet universiteti bujqesor

Sondazh

Poll