Politike

Rama dhe Veliaj në Qytetin Studenti: Janë bërë shumë abuzime, mandatin tjetër bëjmë kampusin

11 Prill 2019, 07:34 Nga DOSJA
Rama dhe Veliaj në Qytetin Studenti: Janë bërë shumë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë inspektuar punimet në konviket et Qytetit Studentit. Rama tha se në mandatin tjetër të bashkisë së Tiranës do të fillojë ndërtimi i kampusit.

Kemi problem rimarrjen e hapësirave, pasi një pjesë janë të abuzuara nga kohët e mëparshme me kthimin e pronave që nuk duhet të kishin ndodhur dhe janë bërë në shkelje të ligjeve. Në mjediset shkollore edhe ligji e ndalonte kthimin e pronës. Janë bërë abuzime të mëdha me godinat, që i takojnë Qytet Studentit dhe janë privatizuar.

Gjë që lidhet me funksionim e të gjithë projektit. Po përgatisim inventarin. Projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, rekreative, apo akademike është duke u zhvilluar. Deri në fund të këtij mandati të gjithë konviktet e Shqipërisë do të jenë ndërtuar me këtë standard. Me fillimin e mandatit të ri të bashkisë së Tiranës do të ecim me punën për kampusin, investim goxha i madh, por do të bëhet, ashtu sikur do të fillojmë në fund të këtij viti investimet për laboratorët‘ tha Rama.

Rama para studentëve që jetojnë në këto konvikte bëri dhe premtimin se të gjitha banesat e përbashkëta të studentëve në të gjithë Shqipërinë do të jenë të restaurura deri në fund të mandatit.

“Në fund të këtij mandati të gjithë konviktet e Shqipërisë do të jenë të rregulluara në të njëjtin standard që janë këtu. Ndërkohë për dhomat më kanë thënë që ndërhyrja do të bëhet në verë dhe ju do të keni dhoma të reja kur të ktheheni sërish në vjeshtë”, tha Rama.

Ndërkohë më tej numri një i qeverisë shtoi se investimet e qeverisë të tij për arsimin e lartë janë më shumë se 30 vite të marra së bashku. Teksa u pyet nga një studente se pse këto investimet do mbarojnë kaq vonë, Rama bëri batutë me të dhe i tha se nëse ajo dhe shoqja e saj dalin nga dhomat punimet fillojnë që tani.

Takimet e Ramës me studentët dhe inspektimet në konviktet bëhen në kuadër të dialogut të nisur prej qeverisë pas përfudnimit të protestës së studentëve. Rregullimi i konvikteve është një nga premtimet e qeverisë, e cila ka qenë dhe kërkesë e studentëve.

Më pas fjalën e mori kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili foli për pjesën e Universitetit Bujqësor dhe protestat që po mbahen aty. Teka thumboi Malltezin (Lexo këtu), Veliaj tha:

Aty ka një tokë të lirë e kthyer në vitin 2006 nga ata që sot oganizojnë protesta kryesisht dhëndurrë dhe çudira të kësaj natyre, i japin para vritatit dhe fillojnë dhe lindin disa legjenda urbane, ku një legjendë urbane është se nuk duhet ndërtuar shkollat afër.

Më tej kryebashkiaku u shpjegoi vajzave se në kampusin e Kamzës ka motel me orë.

Edhe në dabatin që kam patur me rektorin i kam thënë që duhet të jetë konsistent, pasi aty dikur është ndërtuar një motel, po motel me orë dhe jeni goca dhe e kuptoni se ça po them, motel me orë brenda në kampus. Po të isha unë prind që të kisha gocën aty nuk mund të lejoja që fëmiaj im të shkonte në një shkollë ku ka motel afër, do e kapja për fyti atë që drejton këtë universitet.”- shtoi më tej ai.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konviktet e qytetit studenti pakti per universitetin protesta e studentit edi rama konviktet e qytetit studenti pakti per universitetin protesta e studentit

Sondazh

Poll