Sport

22 Gusht 2020, 17:38 Nga DOSJA

TIRANË– Skuadra e Tiranës duket se është rikthyer fuqishëm këtë sezon duke “pushtuar” arenat e huaja përveç dominimit në kampionatin shqiptar. Pas fitores në Gjeorgji, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, bardheblutë do të përballen me kampionët e Serbisë, Crvena Zvezda. UEFA ka bërë me dije edhe se takimi do të mbahet në stadiumin “Air Albania” më 25 gusht 2020.

Duke marrë parasysh përballjen e një skuadre serbe dhe shqiptare dhe ndalimit të tifozëve në stadium për shkak të pandemisë së koronavirusit, të gjithë sportdashësit do t’i kenë sytë nga ekrani i televiziorit. Ndaj edhe RTSH është interesuar për të transmetuar vetë ndeshjen, duke ofruar një shumë prej 5 mijë eurosh.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se oferta është refuzuar nga ana e klubit kryeqytetas, të cilët pretendojnë se janë të fyer nga oferta e bërë nga Televizioni Publik Shqiptar.

Sipas tyre, oferta e bërë është një tallje, pasi as që afrohet me atë që u akordua vitin që kaloi për “Demat e kuq”. Të njëjtat burime bëjnë me dije për Dosja.al se RTSh nuk është kursyer kaq shumë vjet, pasi për Partizanin ofruan jo më pak se 35 mijë euro.

Nuk dihet ende nëse për klubin kampion të Shqipërisë do të vijë një ofertë e dytë, ndoshta më e kënaqshme se e para.

(f.g.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndeshja tirana-crvena zvezda tirana-crvena zvezda ndeshja tirana-crvena zvezda tirana-crvena zvezda

Sondazh

Poll