Sport

Sevilla s’njeh kundërshtar në “Europa League”, mund Interin 3-2 në finale dhe rrëmben për herë të 6 kupën

21 Gusht 2020, 19:22 Nga DOSJA
Sevilla s’njeh kundërshtar në “Europa League”, mund

GJERMANI– Sevilla ka treguar edhe një herë se “Europa League” është kompeticioni i saj. Këtë herë ajo mundi me rezultatin 3-2 pretendetët në letër, Inter. Gjithçka nisi mirë për italianët, por spanjollët nuk dorëzohen dhe arrijë të barazojnë rezultatin e më pas të kalojnë 2 herë në avantazh.

Të parët që kanë zhbllokuar rezultatin janë zikaltërit, të cilët fituan një 11-metërsh, i cili u përkthye në gol. Lulaku nuk gaboi nga pika e bardhë dhe e çoi skuadrën e tij në avantazh. Por përparësia nuk zgjati shumë. 

Spanjollët e Sevilla me një kundëraksion barazuan rezultatin me një gol të Luk de Jong, i cili i çoi shifrat në 1-1 që në minutën e 12-të. 

Në minutën e 33-të Luk De Jong e gjen sërish rrugën për në portë, duke çuar në avantazh skuadrën e tij. Nuk kaloi shumë dhe pas dy minutash, Interi barazoi shifrat sërish me Diego Godin. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë skuadra e Sevillas u shfaq më karikuar për të shënuar dhe rezultati u arrit në minutën e 74, ku pas një krosimi nga goditje dënimi topi kthehet pas dhe Carlos shënon me një rrafeshatë të bukur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport finalja inter-sevilla finalja inter-sevilla

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2020, 19:38

Spektakël golash në Koln, Inter barazon me Godin

GJERMANI-Inter dhe Sevilja përballen sot për triumfin në Ligën e Europës teksa do të diskutojnë mes njëra-tjetrës finalen e madhe. Zikaltërit e Antonio Kontes k...

Sport 21 Gusht 2020, 18:07

GREQI-Telashe për kapitenin e Manchester United, Harry Maguire. Futbollisti i “Djajve të Kuq” është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mikonos aty ku loj...