Aktualitet

Përplasja në UBT/ “Studentët denoncojnë” publikon foton: Militanti i PS që kërkon ndërtimin e shkollës

10 Prill 2019, 19:03 Nga DOSJA
Përplasja në UBT/ “Studentët denoncojnë”

TIRANË- Pedagogët dhe studentët e Universitetit të UBT-së, janë përplasur ditën e sotme me banorët e zonës, pasi nuk bien dakord për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në korpusin e këtij universitetit.

Banorët janë shprehur pro këtij projekti, por nga ana tjetër janë studentët dhe pedagogët, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e kësaj shkolle.

Ndërsa, njëri nga banorët ka këmbëngulur që ky projekt të realizohet, faqja “Studentët denoncojnë”, ka publikuar një foto të këtij personi me mbishkrimin: Zbulohet haptaz militaniti i PS që kërkon ndërtimin e shkollës. Pra ato nuk janë banorë, por militant të PS.

Sipas fotos së publikuar prej tyre, personi nuk është banor i zonës, por militant dhe mbështetës i Partisë Socialiste.

Studentët dhe Pedagogët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë që Erion Veliaj të bëjë ndërtime në këtë korpus universitar dhe kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prishja e fidanishtes protesta e studentëve të ubt-së studentet protestojne prishja e fidanishtes protesta e studentëve të ubt-së studentet protestojne

Sondazh

Poll