Aktualitet

Grabitja e 10 milionë eurove, Veliu: Shefi i Komisariatit të Rinasit, do të ketë nën kontroll aeroportin

10 Prill 2019, 17:21 Nga DOSJA
Grabitja e 10 milionë eurove, Veliu: Shefi i Komisariatit të Rinasit,

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka reaguar një ditë pas grabitjes spektakolare të 10 milionë eurove. Në një deklaratë për mediet nga aeroporti i Rinasit, Veliu theksoi se shefi i komisariatit të Rinasit do marrë përgjegjësinë e drejtimit dhe menaxhimit të sigurisë brenda aeroportit.

Veliu shtoi se kishin menduar se kompania koncencioanre do të zinte mend pas ngjarjeve të ndodhura edhe më parë, refuar këtu grabitjeve në vitin 2017 dhe 2015.

Policia është duke punuar 24 orë dhe do të bëjë të mundur ta zbardhë këtë ngjarje. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht dhe do të rrisim parametrat e sigurisë. Nuk kemi gjetur bashkëpunimin e duhur nga kompania që është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit ‘Nënë Tereza’. Nisur nga kjo por edhe me urdhër të kryeministri, shefi i komisariatit të policisë Rinas merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit e bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport për kthimin e sigurisë në aeroport.

Menduam se kompania koncencionare do të ‘zinte’ mend pas rasteve të ndodhura më parë, pork jo gjë nuk ka ndodhur .

Ne do të kërkojmë çdo ditë rritjen e parametrave të sigurisë për ta kthyer aeroportin “Nënë Tereza” në një aeroport model dhe të sigurtë,”– u shpreh Veliu.

vIJON…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu grabitja e 10 milionë eurove ardi veliu grabitja e 10 milionë eurove

Sondazh

Poll