Aktualitet

Ushtria mori në mbrojtje aeroportin, Basha: Antikushtetues, provë e kapitullimit para krimit

10 Prill 2019, 17:40 Nga DOSJA
Ushtria mori në mbrojtje aeroportin, Basha: Antikushtetues, provë e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila tha se efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura, do të vendosen në aeroportin e Rinasit. (Lexo këtu)

Ai u shpreh se “dislokimi antikushtetues i forcave ushtarake prove e kapitullimit para krimit”, ndërsa shtoi se rruga e vetme për të riktyer sigurinë është largimi i Ramës.

“Në fund të një takimi të jashtëzakonshëm dhe plot energji në Vlorë, dua ti kujtoj gjithë qytetarëve shqiptarë se njeriu që solli krimin në qeveri dhe në Parlament, dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe policinë shqiptare është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi sot në Rinas, cënimi i sigurisë përmes grabitjes së armatosur të linjës ndërkombëtare Tiranë-Vjenë. Ndaj, ndonëse dislokimi i forcave të armatosura ushtarake, në mënyrë totalisht antikushtetuese dhe të paligjëshme, është një provë e rënies totale të shtetit dhe të kapitullimit të policisë para krimit. Asnjë alibi dhe fshehje pas aferave të dështuara korruptive mes Edi dhe Olsi Ramës dhe kompanisë koncensionare, nuk do të mbulojë përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë të Edi Ramës, që e ka sjellë vendin në kushtet e një grushti shteti kushtetues, përmes kapjes së Parlamentit dhe zgjedhjeve me krimin, dhe tani do ta sjellë në kushtet e një grushti të vërtetë shteti për të dislokuar trupat ushtarake, tani që policia qartësisht ka dështuar të kontrollojë sigurinë dhe rendin, siç nuk ,mund ta kontrollojë asnjë polici, kur krimi është i lidhur me qeverinë. Ndaj rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas po kudo ku ajo është e tronditur nga tritoli, vrasjet dhe grabitjet, nuk është as largimi i konçensionarit, as largimi i policisë dhe as kthimi i Shqipërisë në një Juntë ushtarake, por është largimi një orë e më parë i shkaktarit të kësaj gjendje, Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale në pushtet.
Përshëndetje nga Vlora!”

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll