Aktualitet

Grabitja në Rinas, a do te jetë Krislen Keri ‘koka e turkut’

10 Prill 2019, 18:17 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, a do te jetë Krislen Keri ‘koka e

Pas grabitjes spektakolare që ndodhi një ditë më parë në Aeroportin e Rinasit mesa duket do të vijë edhe ‘kurbani’ i parë. Dosja.al ka mësuar se ‘koka e turkut’ do të jetë drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri.

Mësohet se ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të shkarkojë nga detyra Kerin, dhe çështja mund të shkojë deri në ndjekjen e tij penale.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.(Lexo këtu)

Ndërkohë pas grabitjes ka patur një valë reagimesh si nga ana e maxhorancës dhe e opozitës.

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kinezët dështuan në garantimin e sigurisë e për këtë shteti do marrë nën kontroll sigurinë e aeroportit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e quan përsëritjen e grabitjes në Rinas si të papranueshme. Ai shprehet se për këtë prokuroria duhet të nisë hetimet jo vetëm për grabitjen, por ede për përgjegjësit për sigurinë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shteti ka rënë për shkak të lidhjeve që ka shteti me krimin. 

Nga ana tjetër, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi se pas dështimit të koncesionarit në ruajtjen e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar, ushtria do të marrë në mbrojte atë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku grabitja e 10 milionë eurove koke turku krislen keri kurbani i belinda balluku grabitja e 10 milionë eurove koke turku krislen keri kurbani i

Sondazh

Poll