Aktualitet

Rikonstruktohet ndërtesa me vlerat arkitektonike, Margariti: Ishte në kushte të degraduara

10 Prill 2019, 16:16 Nga DOSJA
Rikonstruktohet ndërtesa me vlerat arkitektonike, Margariti: Ishte në

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar ditën e sotme rokonstruktimin e një prej ndërtesave me vlera arkitektonike. Bëhet fjalë për ndërtesën e pozicionuar në kryqëzimin e Rrugës ‘’Karl Gega’’ dhe ‘’Reshit Petrela’’. Ndërtesa e ndërtuar në mesin e viteve ’30 është kthyer tashmë në një kafene-restorant.

Vetë ministrja Margariti ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa foto nga ndërtesa e rikonstruktuar, për të cilën thekson se ishte në kushte të degraduara.

Inspektim në një nga ndërtesat me vlera të spikatura arkitektonike, e pozicionuar në kryqëzimin e Rrugës ‘’Karl Gega’’ dhe ‘’Reshit Petrela’’, ndërtuar në mesin e viteve ‘30, në stil Neoklasik, por që ishte në kushte tepër të degraduara dhe paraqiste rrezik për kalimtarët dhe humbje totale të vlerave arkitektonike të saj.
Pas diskutimeve mes specialistëve të IMK dhe pronarëve të objektit u propozua rivitalizimi i kësaj ndërtese duke i dhënë funksion kafene-restorant,”– shkruan Margariti krahas fotove.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elva margariti rikonstruktim i nderteses arkitektonike elva margariti rikonstruktim i nderteses arkitektonike

Sondazh

Poll