Aktualitet

Grabitja në Rinas, Artan Hoxha: Autorët hapën zjarr të parët, hodhën granatë drejt policisë

10 Prill 2019, 18:58 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Artan Hoxha: Autorët hapën zjarr të

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me grabitjen spektakolare të ndodhur një ditë më parë në Rinas. I ftuar në emisionin “Repolitix”, Hoxha u shpreh se ishin autorët e grabitjes ata që hapën zjarr të parët.

Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendin e bngjarjes sepse nga ngjarjet e ndodhura, janë marrë masa më të forta sigurie. Dhe grabitësit janë gjetur në aeroport. Ata kanë qenë të parët që kanë hapur zjarr ndaj policisë, pasi autoritetet nuk e dinin ende me kë kishin të bënin prandaj s’kanë vepruar.

Autorët kanë hedhur edhe granatë ndaj policisë,”- u shpreh Hoxha.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas artan hoxha grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas

Sondazh

Poll