Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, dy gra humbin jetën, 5 të plagosur (Video+Emrat)

10 Prill 2019, 13:22 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Shkodër, dy gra humbin jetën, 5

SHKODËR– Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër – Bushat, ku dy makina  janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, kurse tjetra ka dalë jashtë rruge. 

Si pasojë e përplasjes dy gratë të identifikuara si Luljeta Zeka 39 vjeçe dhe Diana Mjeshtri 45 vjeçe kanë humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosur kanë mbetur Lutfi Kabaçi, 55 vjeç; Emanuel Përjaku, 23 vjeç; Jak Përjaku, 28 vjeç; Beta Mata, 32 vjeç; Pjetër Zefi, 66 vjeç dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor. 

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder diana mjeshtri luljeta zeka shkoder shkoder-bushat aksident ne shkoder diana mjeshtri luljeta zeka shkoder shkoder-bushat

Sondazh

Poll