Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Rama: Kinezët dështuan, shteti do marrë nën kontroll sigurinë e aeroportit

10 Prill 2019, 15:55 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Rama: Kinezët dështuan, shteti do marrë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kinezët dështuan në garantimin e sigurisë e për këtë shteti do marrë nën kontroll sigurinë e aeroportit, duke marrë kështu në mbrojte ministrin Sandër Lleshaj dhe Policinë e Shtetit. 

Postimi i plotë:

Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

Për ngjarjen ka reaguar nga ana e qeverisë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, dhe ajo e mbrojtjes Olta Xhaçka. Lleshaj u shpreh se përgjegjësia për grabitjen bie mbi kompaninë koncesionare, që nuk sinjalizoi ngjarjen në kohë.(Lexo këtu)

Ndërsa ministrja Xhaçka tha se “në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të koncesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aerportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama grabitja ne rinas edi rama grabitja ne rinas

Sondazh

Poll