Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Bashës i ‘ngec’ ora: Ngjarje e rëndë që ndodhi sot

10 Prill 2019, 18:07 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Bashës i ‘ngec’ ora: Ngjarje e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas marrjes së aeroportit të Rinasit në mbrojtje nga ushtria, gjë të cilën e quajti antikushtetuese dhe provë të kapitullimit para krimit. (Lexo këtu)

Por gjatë fjalës së tij, Basha ngatërron ditën se kur ka ndodhur grabitja, duke iu referuar sikur kishte ndodhur sot.  

Ai tha: “Njeriu që solli krimin në qeveri dhe në Parlament, dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe policinë shqiptare është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi sot në Rinas, cënimi i sigurisë përmes grabitjes së armatosur të linjës ndërkombëtare Tiranë-Vjenë”. 

Por realiteti është ndryshe, ngjarja ndodhi ditën e djeshme. 

Kryetari i PD-së, nuk e ka për herë të parë me gafat, apo lapsuset e tilla. Pasi kujtojmë se ai është shprehur edhe se 7×7 bëjnë 42, apo edhe kur 2 ditë më parë në vend që të thoshte protesta e 13 Prillit, thotë e 13 shkurtit (Lexo këtu)

(F. M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gafa e bashes grabitja e rinasit lulzim basha gafa e bashes grabitja e rinasit lulzim basha

Sondazh

Poll