Aktualitet

Grabitja e 10 milionë eurove, Meta: Përsëritja e kësaj ngjarjeje, e papranueshme

10 Prill 2019, 15:42 Nga DOSJA
Grabitja e 10 milionë eurove, Meta: Përsëritja e kësaj

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas grabitjes së ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. (Lexo këtu)

Sipas tij, përsëritja e kësaj ngjarje është e papranueshme, ndërsa i bën thirrje prokurorisë që të hetojë jo vetëm grabitjen e djeshme, por edhe për mosmarrjen e masave dhe rekomandimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme në Aeroportin Kombëtar ‘Nënë Tereza’, si President, ndje detyrimin dhe përgjegjësinë për këtë komunikim. Përsëritja e kësaj ngjarje, brenda një objekti të sigurisë së veçantë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit të përgjegjshmërisë së institucioneve përgjegjëse të sigurisë.

Si vend anëtar i NATO-s, kemi detyrimin të garantojmë edhe standardet më të larta të sigurisë, veçanërishtë ato të infrastrukturës. Si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më 16 maj të vitit 2018 sikurse edhe ju e keni raportuar, kam realizuar një mbledhje për gjendjen e sigurisë kombëtare. Pika e tretë e axhendës, ishte raporti mbi sigurinë e infrastrukturës dhe sigurisë portuale dhe aeroportuale”, – tha ndër të tjera Presidenti.

Ai tha se në këtë mbledhje ka ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e përgjegjësive të qarta që viheshin re mbi garantimin e sigurisë në aeroport, dhe mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në raste të tilla.

Si shtoi se “si President i Republikës e konsideroj ngjarjene përsëritur të grabitjes së djeshme brenda territorit të aeroportit “Nënë Tereza” cënim serioz të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të vendit”.

Deklarata e plotë: 

Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndiej detyrimin dhe përgjegjësinë si President i Republikës për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me ju dhe opinionin publik.

Përsëritja e kësaj ngjarjeje brenda një objekti të sigurisëkaq të veçantëështë e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit dhe përgjegjshmërisë të institucioneve të sigurisë.

Si vend anëtar i NATO-s, kemi detyrimin të garantojmë standardet më të larta të sigurisë, veçanërisht atë të infrastrukturës strategjike portuale dhe aeroportuale.

Si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më 16 maj 2018, sikurse dhe ju e dini,kam organizuar mbledhjen e këtij Këshilli me objekt “Gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile, sigurinë e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtjen kibernetike”.

Pika 3 e axhendës së këtij takimi ishte “Raporti mbi sigurinë e infrastrukturave strategjike,portuale dhe aeroportuale, të RSH-së”.

Bazuar mbi raportet paraprake të përcjella nga institucionet përgjegjëse, kam ngritur në mënyrë të veçantë shqetësimin lidhur me:

Mungesëne përgjegjësivetë qarta mbi sigurinë në Aeroportin Nënë Tereza;

Mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e duhur të Policisë së Shtetit në rast rreziku.

Këto shqetësime u mbështetën dhe u evidentuanedhe nga përfaqësuesit e disa Institucioneve të rëndësishme në këtë mbledhje.

Në konkluzion të kësaj pike të axhendës u evidentua domosdoshmëria e trajtimit urgjent të të gjithë problematikës dhe zgjidhjen e saj përfundimtare.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, detyrat e dala për secilin institucion u janë përcjellë zyrtarisht të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më 8 qershor 2018, sipas përgjegjësive përkatëse.

Ndër këto detyra, është kërkuar ngritja urgjent e grupit të përbashkët tëpunësnën drejtimin e MinistrisësëInfrastrukturës dhe Energjisë, për trajtimin dhe zgjidhjen përfundimtare të të gjithë problematikës së sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, sikurse u evidentua edhe gjatë ngjarjes së grabitjes së parëbrenda pistës së fluturimeve.

Në këto kushte, si President i Republikës e konsideroj ngjarjene përsëritur të grabitjes së djeshme brenda territorit të aeroportit “Nënë Tereza” cënim serioz të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të vendit.

U kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me vendosmëri operacionet për identifikimin e plotë dhe kapjen e autorëve,si dhe gjetjen e vlerave monetare të grabitura.

Të gjitha autoritetet përgjegjëse dhe institucionet ligjzbatuese të kryejnë hetime të plota dhe të thella për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të përsëritur.

Të nxirren dhe të evidentohen përgjegjësitë e plota për çdo institucion që nuk ka kryer detyrën sipas ligjit për parandalimin e kësaj ngjarjeje të përsëritur, që mund të kishte patur pasoja edhe më të rënda dhe të rrezikshme me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve tanë dhe të huaj.

Prokuroria të hetojë jo vetëm grabitjen e djeshme por edhe për mosmarrjen e masave në përmbushjen e detyrimit ligjor dhe rekomandimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të çdo institucioni dhe individi që nuk ka kryer detyrën.

Nga ky moment Institucioni i Presidentit të Republikës, vendos në dispozicion të Prokurorisë të gjithë dokumentacionin që disponon mbi zhvillimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të datës 16 maj 2018 dhe konkluzioneve të tij.’

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e 10 milionë eurove ilir meta grabitja e 10 milionë eurove ilir meta

Sondazh

Poll