Aktualitet

Braçe për Reformën në Administratë: S’jeni të pazëvedësueshëm, të paaftët të largohen vetë

10 Prill 2019, 15:23 Nga DOSJA
Braçe për Reformën në Administratë: S’jeni

Është zhvilluar takimi i 8-të i Grupit të Posaçëm për Reformën në Administratën Publike. Nën drejtimin e  zëvendëskryeministrit Erion Braçe në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian, Georg Ziegler, Zëvendës drejtor i njësisë për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, pranë Komisionit Europian.

Gjatë seancave u diskutua mbi progresin në zbatimin e reformave të administratës publike, decentralizimit dhe menaxhimit të financave publike. Në fjalën e tij z.Braçe u shpreh se askush në administratë nuk është i pazëvendësueshëm dhe se nuk sdo të ketë asnjë lloj tolerimi për punonjësit dembelë dhe të paaftë.

Shumëkush në administratë publike e mendon veten sot të pazëvendësueshëm dhe nuk është i qartë mbi dallimin e meritës akademike e profesionale ndaj angazhimit politik të tyre. Kjo praktikë e reduktuar zëshëm nga qeverisja jonë, pa diskutim që do ketë vëmendjen e nevojshme deri në përmbylljen e plotë të saj. Në zyrat e shtetit nevojiten njerëzit më të përgatitur dhe që ofrojnë shërbim publik cilësor pavarësisht kahjes politike,”- tha Braçe ndër të tjera.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet administrata shteterore erion brace reforma ne administrate administrata shteterore erion brace reforma ne administrate

Sondazh

Poll