Aktualitet

“Maskarenj do ju bëjmë copë copë”/ Përplasje në Delvinë, banorët kundër ndërtimit të gurores, gjakoset një nga p

19 Gusht 2020, 10:50 Nga DOSJA

DELVINË- Tension dhe përplasje në fshatin Bajkaj në Delvinë. Mësohet se banorët  janë kundër dhënies së lejes për ndërtimin e një guroreje në fshat. Ata janë përplasur me përfaqësuesit e firmës “Dinamika”, ku ka përfunduar i gjakosur një nga punonjësit. Për qetësimin e situatës ka ndërhyrë edhe policia, e cila ka shoqëruar 3 persona në Komisariat.

Para kamerave banorët kanë akuzuar përfaqësuesit e firmës dhe pushtetin vendor se po tentojnë të bëjë dëgjesa nëpër ferra, fshehurazi,  me qëllim lejimin e gurores.“Hapja e kësaj guroreje nuk i shërben komunitetit, përkundrazi prish bimësinë dhe ndot mjedisin”, shprehen ata.

Ndërkohë, ata kanë kërcënuar edhe përfaqësuesit e firmës që të mos tentojnë të nisin projektin, pasi do i vrasin.

U q*fsha robt, ikni se u dogjëm të gjallë. Maskarenj do ju bëjmë copë copë. Do ta vras. Drejtorët që do bëjnë dëgjesë publike po fshihen nëpër ferra. Do të bëjë dëgjesë publike nëpër ferra, ka ardhur vetëm me pronarin. Turp!” , shprehen banorët.

Po kështu, banorët kanë firmosur edhe një peticion drejtuar kryeministrit, ministrive të Infrastrukturës e Mjedisit dhe bashkisë Delvinë, ku kërkojnë anullimin e këtij projekti.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në delvinë kundër ndërtimit të gurores firma dinamika sherr në delvinë banorët në delvinë kundër ndërtimit të gurores firma dinamika sherr në delvinë

Sondazh

Poll