Kamëz/ 73-vjeçari plagos me thikë gruan, tenton të largohet nga banesa (EMRI)
19 Gusht 2020, 09:32Nga DOSJA
KAMËZ- Mëngjesin e sotëm 73-vjeçari Ndue Prenga ka plagosur me thikë gruan e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre në Kamëz, gjatë një sherri për motive të dobëta. Pas plagosjes i moshuari ka tentuar të largohet nga banesa, por është arrestuar nga Policia. Ndërkohë, gruaja e tij është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Më herët, 73-vjeçari është dënuar për krime kundër personit.
Njoftimi i Policisë:
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Goditi me thikë bashkëshorten në banesë, vihet në pranga 73-vjeçari, me precedent të meparshëm penale në krimet kundër personit.
Sekuestrohet thika me të cilën autori kryeu plagosjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, me të marrë njoftim se në rrugën “Manhatan”, në Kamëz, kishte konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.
Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi N. P., 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por fale ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale është kapur dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë.
Shtetasi N. P., pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit N. P., për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KËLCYRË- Ish-kandidati për kryebashkiak në Këlcyrë, Hazbi Kasaj, ka ndërruar jetë. Kasaj u bë i famshëm për publikun, nëpërmjet deklaratave të tij të ...
POGRADEC-Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht 4 pronarë subjektesh për zaptim të pronës publike. Sipas policisë, të proceduarit janë 54-vjeçari O....
TIRANË -Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ka konfirmuar në detyrë, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se Loka...
POGRADEC- Arrestohet polici me iniciale G.H në Pogradec. Mësohet 24-vjeçari, punonjës i Komisariatit nr.4 në Tiranë është kapur duke transportuar me maki...
SHKODËR– Denis Halili, pronari i një mobilierie në Shkodër ka treguar sesi u ka shpëtuar breshërisë së plumbave mbrëmjen e 17 gushtit. Para oficerëve të Po...
TIRANË-Ambasada amerikane ka uruar Shqipërinë, për 70 vjetorin e krijimit të Intitutit të Qenve në Polici. Në një postim në Twiiter, ambasadorja amerikane ...
SHQIPËRI- Mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter ka goditur veriun e Shqipërisë. Mësohet se këtë herë epiqendra ka qenë në afërsi ...