Aktualitet

Fshehu faktin se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, KJV konfirmon në detyrë Gjovalin Lokën

19 Gusht 2020, 09:01 Nga DOSJA
Fshehu faktin se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, KJV

TIRANË -Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ka konfirmuar në detyrë, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se Loka fshehu faktin se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, KJV e ka konfirmuar në detyrë.

Sipas Komisionit, loka deri në vitin 1990 ka qenë studeet në shkollën e Sigurimit të Shtetit, ndërsa nga janari ’91 deri në qershor ’91 ka qenë operativ i sigurimit.

“Nga janari ’91 deri në qershor ’91 Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit. Komisioni i jashtëm do të vlerësojë nëse është apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj z.Loka”, thuhet në gjetjet e Komisionit.

Ndërkohë Loka është mbrojtur, duke kërkuar që të mos diskriminohet për studimet e asaj kohe, pasi nuk ka dënuar, keqtrajtuar apo rekrutuar askënd në sigurimin e shtetit.

Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit.”, mësohet të ketë thënë Loka.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjovalin loka gjovalin loka kalon vettingun gjovalin loka gjovalin loka kalon vettingun

Sondazh

Poll