Aktualitet

Mund të shqetësojnë fqinjët, gjirokastritët “në hall”, do të gjobiten me 10 mijë lekë nëse qeni i tyre leh

19 Gusht 2020, 10:46 Nga DOSJA
Mund të shqetësojnë fqinjët, gjirokastritët

GJIROKASTËR – Bashkia e Gjirokastrës ka miratuar një rregullore të re për kafshët shtëpiake. Sipas rregullores, në ambjentet e përbashkëta, dhe hapësirat publike, pronarët e qenve të rracave të rrezikshme duhet të vendosin maska.

Gjithashtu, qytetarët duhet të sigurohen që kafshët e tyre, të mos ndosin ambjentin. Po ashtu pronarët e qenve duhet të mos lejojnë që qentë e tyre të lehin apo shkaktojnë zhurma, të cilat mund të bezdisin personat e tjerë.

Në rast shkelje të rregullores, pronarët do të ndëshkohen me 1 mijë deri në 10 mijë lekë të reja gjobë.

“Për aq sa nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative nga pronarët, kujdestarët në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve, shpendëve në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike këto veprime:

Të sigurojmë që në ambientet e përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirat publike, kafshët, shpendët e tyre të mos paraqesin rrezik. Të vendosin maskat mbrojtëse për qentë e rracave të rrezikshme.

Të shmangin ndotjen e ambienteve të përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirave publike nga kafshët dhe shpendët e tyre. Të vaksinojnë dhe kontrollojnë pranë mjekut të Klinikës veterinare kafshët dhe shpendët.

Personat, të cilët mbajnë kafshë/shpendë shtëpiake, të shoqërimit apo të luksit, në banesa individuale apo në bashkëpronësi në zona të urbanizuara, janë të detyruar të mos lejojnë që ato të kryejnë ndotje dhe të shkaktojnë zhurma, duke u bërë shqetësim për pjesëtarët e tjerë të komunitetit, duke cenuar gëzimin e qetë të pronës së tyre”, thuhet në një prej pikave të Nenit 14 që parashikon “Kundërvajtje administrative nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike”, thuhet në rregullore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia gjirokaster gjoba per qente bashkia gjirokaster gjoba per qente

Sondazh

Poll