Aktualitet

COVID-19 hyn sërish në Kadastrën e Durrësit, rezulton pozitive një hartografe, punonjësit karantinohen në shtëpi

19 Gusht 2020, 10:20 Nga DOSJA
COVID-19 hyn sërish në Kadastrën e Durrësit, rezulton

DURRËS- Koronavirusi ka hyrë sërish në Kadastrën e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se së fundmi ka rezultuar e infektuar një hartografe e këtij institucioni. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjithë punonjësit e sektorit të Hartografisë kanë ikur në shtëpi. Menjëherë, ka filluar edhe dezinfektimi i zyrave.

Më herët në Kadastrën e Durrësit kanë rezultuar të infektuar edhe disa punonjës. Mes të infektuarve ka qenë një sportelistja dhe një specialiste sektori. 

Së fundmi, është mbyllur edhe maternieti i Lushnjes, pasi ka rezultuar një gjinekologe e infektuar. Po kështu është mbyllur edhe AZM-ja në Vlorë, pasi rezultoi një punonjës i infektuar.

Ndërkohë në Shqipëri, Shqipëri çdo ditë e më shumë rëndohet bilanci i COVID-19. Ditën e djeshme u shënuan 2 viktima të tjera dhe u konfirmuan 155 raste të reja. Në total numri i viktimave ka shkuar në 232.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infekohet hatografja kadastra e durresit infekohet hatografja kadastra e durresit

Sondazh

Poll