Aktualitet

I përndiqte vajzën 14-vjeç/ Babai në Elbasan dhunon dhe merr peng 18-vjeçarin (EMRAT)

19 Gusht 2020, 08:33 Nga DOSJA
I përndiqte vajzën 14-vjeç/ Babai në Elbasan dhunon dhe

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar 18-vjeçarin Luka Haxhiu, i cili përndiqte dhe dhunonte një 14-vjeçare. Menjëherë pas ngjarjes, babai i saj Astrit Kushi bashkë me dy persona të tjerë kanë dhunuar edhe marrë peng 18-vjeçarin. Ndërkohë, policia ka zbardhur ngjarjen, ku ka arrestuar edhe Astrit Kushin si ka shpallur në kërkim dy personat e tjerë, G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur, vihet në pranga 18-vjeçari. Gjithashtu arrestohet edhe babai i të miturës dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë, të cilët ushtruan dhunë fizike dhe i hoqën lirinë për disa orë 18-vjeçarit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. K., 49 vjeç dhe L. H.,18 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.

Ndërsa arrestimi i shtetasit A. K., (i ati i vajzës) dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit L. H., si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit kushi dhunohet 14-vjeçarja në elbasan luka haxhiu merret peng 18-vjeçari në elbasna astrit kushi dhunohet 14-vjeçarja në elbasan luka haxhiu merret peng 18-vjeçari në elbasna

Sondazh

Poll