Aktualitet

Ishte nisur nga Orikumi drejt Himarës, jahti pëson defekt mes detit, dy turistët kërkojnë ndihmë

19 Gusht 2020, 10:07 Nga DOSJA
Ishte nisur nga Orikumi drejt Himarës, jahti pëson defekt mes detit,

VLORË- Një jaht turistik teksa po lundronte nga porti i Orikumit në drejtim të Himarës ka pësuar defekt. Në jaht ndodheshin 2 persona, të cilët kanë kërkuar ndihmë në afërsi të Kepit të Gjuhëzës. Pas marrjes së sinjalit SOS nga Drejtoria e Përgjithshme detare u ka ardhur një ndihmë një anije, e cila tërhoqi jahtin drejt portit të Vlorës.

NJOFTIMI:

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se mjeti turistik i tipit jaht me emrin “AISHA 2479″ i cili ishte nisur nga porti i Orikumit me 2 persona në bord në orën 06:00 dt.18.08.2020 me destinacion Himarën gjatë kthimit për në Vlorë kishte pësuar defekt në afërsi të Kepit të Gjuhëzës dhe kërkonte ndihmë. Në orën 19:45 u nis mjeti i policisë BP-05 në drejtim të mjetit në rrezik. Në orën 20:17 u nis dhe anija e RB P-112 nga Sazani sepse mjeti i policisë nuk po e lokalizonte dot jahtin ne rrezik. Në orën 20:55 anija P-112 u takua me jahtin AISHA 2479 në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë në koordinatat 40 º26 ’06 N dhe 19º17 ’05 E dhe filluan rimorkimin drejt portit të Vlorës. Në orën 22:10 anija e RB P-112 me jahtin AISHA 2479 u akostuan në molin zero në portin e Vlorës.  Operacioni përfundoi me sukses si rrjedhojë e një bashkëpunimi dhe koordinimi veprimesh nga salla e Qendrës Operacionale Ndërinstitucionale Detare (QNOD) dhe mjeteve në terren.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pëson defekt jahti pëson defekt jahti

Sondazh

Poll