Aktualitet

Zaptuan plazhin duke vendosur shezlongë pa leje, procedohen 4 persona në Pogradec

19 Gusht 2020, 09:05 Nga DOSJA
Zaptuan plazhin duke vendosur shezlongë pa leje, procedohen 4 persona

POGRADEC-Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht 4 pronarë subjektesh për zaptim të pronës publike. Sipas policisë, të proceduarit janë 54-vjeçari O.D, •R. K., 40 vjeç, K. H., 35 vjeç dhe I.H. 27 vjeç.

Këta persona kishin vendosur shezlongë pa leje e autoriteteve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Pogradec
Zaptuan hapësirë publike (plazh) duke vendosur shezlongë pa leje, procedohen penalisht 4 pronarë subjektesh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, konstatuan 4 subjekte të cilët kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Në vijim të veprimeve të para, specialistët për Hetimin e Krimeve filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
• O. D., 54 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në këtë fshat, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.
• R. K., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në fshatin Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.
• K. H., 35 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse.
• I. H., 27 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zaptimi i plazheve me shezlonge zaptimi i plazheve me shezlonge

Sondazh

Poll