Aktualitet

Tentoi të trafikonte dy sirianë/ Arrestohet polici 24-vjeçar në Pogradec, i sekuestrohet arma dhe një shumë parash

19 Gusht 2020, 08:50 Nga DOSJA
Tentoi të trafikonte dy sirianë/ Arrestohet polici 24-vjeçar

POGRADEC- Arrestohet polici me iniciale G.H në Pogradec. Mësohet 24-vjeçari, punonjës i Komisariatit nr.4 në Tiranë është kapur duke transportuar me makinën e tij dy sirianë. Këta të fundit ai i kishte marrë në zonën e Devollit dhe kishte si synim t’i sillte drejt Tiranës, kundrejt fitimit prej 70 euro. 24-vjeçarit policia i ka sekuestruar patentën, pistoletën dhe 450 euro.

Njoftimi i Policisë:

SHÇBA në bashkëpunim me DVP Korçë ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Në datë 18 gusht 2020, ora 23:40 u arrestua në flagrancë G.H., me detyrë punonjës policie SPZ në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë. 24 vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas duke udhëtuar me automjetin e tij, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në dalje të qytetit Nga kontrolli ka rezultuar se me automjetin e tij po transportonte dy migrantë sirianë, të cilët i ka marrë në dalje të qytetit të Bilishtit për t’i dërguar drejt Tiranës kundrejt shpërblimit prej 70 eurosh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, karta ID, patenta, pistoleta TT, 450 euro, 10 mijë lekë, 3 telefona celularë. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 apo duke denoncuar në Komisariatin Dixhital, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet polici në pogradec arrestohet polici në pogradec

Sondazh

Poll