Aktualitet

“U shtriva në tokë”/ Pronari i mobilerisë në Shkodër tregon sesi u shpëtoi plumbave të Stjuart Smakajt: Më pas u lar

19 Gusht 2020, 08:23 Nga DOSJA
“U shtriva në tokë”/ Pronari i mobilerisë në

SHKODËR– Denis Halili, pronari i një mobilierie në Shkodër ka treguar sesi u ka shpëtuar breshërisë së plumbave mbrëmjen e 17 gushtit. Para oficerëve të Policisë ai ka deklaruar se në momentin që i riu Stjuart Smakaj ka qëlluar me armë në drejtim të tij, ai është shtrirë në tokë. Më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Deri tek makina më ndoqi shoku i autorit Gledisi, në momentin kur u qëllua me armë u shtriva në tokë dhe më pas ika me shpejtësi” , ka dëshmuar ai në Polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrënjen e 17 gushtit në Shkodër. Gledis Kraja u vra aksidentalisht, nga miku i tij Stjuart Smakaj, që tashmë është arrestuar. Ky i fundit, mori automatikun, për ta zbrazur mbi një pronar mobilerie, Denis Halili, pas një sherri që pati me të. Por, një prej 18 plumbave goditi Krajën në shpatull, duke i shkaktuar më pas vdekjen. Tashmë në kërkim janë shpallur edhe vëllai i Stjuartit, Sebstiani dhe babai i dy vëllezërve Smakaj. Këta të dy akuzohen se strehuan autorin pas krimit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis halili ekzekutohet gledis kraja denis halili ekzekutohet gledis kraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2020, 06:16

TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka ngitur shqetësimin, se në Shqipëri, kryesisht të rinjtë nuk mbajnë maska në ambinetet e mbyllura. Nëpërmjet një post...