Aktualitet

Kadastra në Durrës vatër “e nxehtë” infeksioni, punonjës të tjerë të infektuar, preket sportelistja dhe një specialiste

Mësohet se janë infektuar sportelistja dhe një specialiste sektori, të cilat punojnë në Kadastrën e Durrësit. Ndërkohë dy ditë më parë rezultuan të infektuar dy punonjës të tjerë të këtij institucioni.
Featured image of article: Kadastra në Durrës vatër “e nxehtë” infeksioni, punonjës të tjerë të infektuar, preket sportelistja dhe një specialiste Foto nga Kadastra në Durrës

Durrës- Kadastra në Durrës vatër “e nxehtë” infeksioni. Dy punonjës të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Agjencisë Shtetësore të Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Mësohet se janë është infektuar sportelistja dhe një specialiste sektori.

Familjarët e sportelistes kanë rezultuar më herët të infektuar. Nga tamponët e bërë të familjarëve të sportelistes, bashkëshorti dhe fëmija i saj kanë dalë negativë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë vjehrri, vjehrra dhe babai i saj. Ky i fundit është punonjës policie. Sakaq, mësohet se  specialistja e sektorit është kthyer në punë ditën e hënë, por nuk dihet nëse është infektuar nga sportelistja, apo ndonjë punonjës tjetër.

Dy ditë më parë u zbuluan edhe dy raste e para me COVID-19 në këtë institucion. Dosja.al raportoi se ishin infektuar dy punonjës, një sporteliste me iniciale K.Gj dhe kushëriri i saj, me inicale L.Gj, punonjës terreni. Të infektuar rezultuan edhe familjarët e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

COVID-19 nuk është larguar ende nga Shqipëria. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë orëve të fundit rezultuan 21 persona të infektuar me COVID-19. Por Dosja.al mësoi se 6 nga të infektuarit janë personel mjekësor në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë. Po kështu, COVID-19 ka hyrë dhe në spitalet private, ku është infektuar një punonjës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment