Sport

Renditja e UEFA-s për klube, kryeson Bayerni, Italia krenohet me…

19 Gusht 2020, 09:04 Nga DOSJA
Renditja e UEFA-s për klube, kryeson Bayerni, Italia krenohet me…

NYON- UEFA ka përë publike renditjen e klubeve. Forma e mirë e Bayern Munich ka bërë që gjermanët të marrin vendin e parë, ndjekur nga skuadra e parë finaliste e Ligës së kampionëve, PSG.Në vendin e tretë me 26 pikë pozicionohet skuadra surprizë e Ligës së Kampionëve, Leipzig, ndërsa pas saj renditen anglezët e Manchester City-t, me vetëm 25 pikë të grumbulluara.

Po kaq pikë ka edhe Interi i Antonio Contes, që falë ecurisë mjaft të mirë në Ligën e Europës dhe kalimit në finale, e sheh veten me pikë të barabarta me “citizens”, por mund t’i parakalojë, nëse fiton të premten ndaj Sevillas e ngre trofeun.Një tjetër arsye pse zikaltrit do të provojnë triumfin mbrëmjen e të premtes përballë Sevillas, është edhe sepse skuadra që fiton në Europa League pozicionohet direkt në vazon e parë të shortit të Championsit.

Zikaltrit kanë lënë shumë pas edhe skuadrën tjetër italiane, Juventusin, që pas dështimit për të disatën herë radhazi në Europë, tani e sheh veten në vendin e 11 me 22 pikë, aq sa kanë edhe Lyon, Shakhtar e Manchester United, që renditen para bardhezinjve.

.E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich inter manchester city psg uefa bayern munich inter manchester city psg uefa

Sondazh

Poll