Sport

“Jam me koronavirus”, ankth te skuadra shqiptare,futbollisti rezulton me COVID-19: Dëshira ime është…

19 Gusht 2020, 07:57 Nga DOSJA
“Jam me koronavirus”, ankth te skuadra shqiptare,futbollisti

LEZHË– Milan Djordevic,futbollisti serb që aktivizohet me Besëlidhjen ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sulmuesi i Besëlidhjes pohon se nuk ka pasur probleme me shëndetin, e megjithatë është i karantinuar në shtëpi. Serbi aktualisht ndodhet në vendin e tij, Djordevic tregon gjithashtu se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.

“Edhe unë kam dal pozitiv me ‘COVID19’, por për fat nuk kam probleme me shëndetin. Jam i karantinuar në shtëpi dhe po pres të më bëhen testet për të parë gjendjen. Ky sezon ishte i vështirë për të gjithë futbollin në botë. Situata nuk po ndryshon dhe dyshoj që edhe edicioni tjetër do të ketë të njëjtin fat, ndoshta dhe më keq. Dëshira ime është që të kthehem dhe të luaj në Shqipëri, por nuk e di se si do të shkojë kjo situatë. Edhe këtu në Serbi e kemi të vështirë të luajmë, pasi aktiviteti elitar ka nisur. Mundësia e vetme është që të luaj në ligën e parë ose të dytë.”Përfundon futbollisti serb.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport beselidhja djordevic futboll beselidhja djordevic futboll

Sondazh

Poll