Sport

Pa trajner, tani Barcelona mbetet edhe pa drejtor sportiv, Bartomeu shkarkon Eric Abidal

18 Gusht 2020, 15:37 Nga DOSJA
Pa trajner, tani Barcelona mbetet edhe pa drejtor sportiv, Bartomeu shkarkon

SPANJË-Pas trajnerit Quique Setien, ishte radha e tij. Eric Abidal nuk është më drejtor sportiv i Barcelonës. Drejtuesit e klubit “blaugrana” dhe francezi kanë arritur një marrëveshje për largimin e këtij të fundit. Vendimi është pjesë e ristrukturimit që skuadra po merr përsipër në fushën e saj sportive pas një sezoni katastrofik.

Abidal është drejtuesi i dytë i lartë (pas trajnerit) që paguan turpërimin nga Bayerni, që ishte pika kulmore e një sezoni të dështuar.

Deklarata për shkarkimin e Abidalit:

“FC Barcelona dhe Eric Abidal kanë arritur marrëveshjen për përfundimin e kontratës që bashkoi të dy palët. Klubi shpreh falënderimet e tij për Éric Abidalin për profesionalizmin, përkushtimin që ai gjithmonë ka treguar ndaj Barçës. I urojmë fat dhe sukses në të ardhmen.”

Barcelona po bisedon me Ronald Koemanin, me të cilin po vendoset mbi detajet e fundit të kontratës. Bisedimet me trajnerin holandez janë të avancuara dhe marrëveshja do të jetë zyrtare për çështje orësh.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona eric abidal barcelona eric abidal

Sondazh

Poll