Sport

Doli huq me David Silvën, Igli Tare kërkon të rikthejë në Itali Xherdan Shaqirin

18 Gusht 2020, 15:54 Nga DOSJA
Doli huq me David Silvën, Igli Tare kërkon të rikthejë

ROMË-David Silva është një objektiv i sfumuar për skuadrën e Lazios. Spanjolli dështoi të arrinte një marrëveshje me kryeqytetasit dhe në fund u zyrtarizua te Real Sociedad.Puna për Igli Taren vështirësohet sepse duhet gjetur një tjetër lojtar për të përforcuar skuadrën.

Sipas reporterit italian të futbollit, Nicolò Schira, Lazio ka shprehur interes për nënshkruar me Xherdan Shaqirin, kartoni i  të cilit zotërohet nga Liverpooli.Gjithsesi, përtej këtyre zërave, do të ishte e vështirë të besohej që të dy klubet do të ishin në gjendje të bënin marrëveshje për lojtarin.

Futbollisti gjilanas ka edhe tre vite kontratë me “The Reds”, kështu që nuk do të lejonin largimin e tij pa arkëtuar një shumë të kënaqshme parash.Ditët e fundit vetë lojtari pohoi se do të qëndrojë te Liverpool për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave,por Tare do të kërkojë të bind me çdo kusht Xherdan Shaqirin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare lazio liverpool shaqiri igli tare lazio liverpool shaqiri

Sondazh

Poll