Sport

Tare i tërbuar me David Silvën: Kam respekt të madh për futbollistin, por jo për njeriun

18 Gusht 2020, 13:15 Nga DOSJA
Tare i tërbuar me David Silvën: Kam respekt të madh për

ROMË-Në mënyrë krejt të befasishme, klubi bask i Real Sociedadit njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka firmosur me fantazistin spanjoll David Silva, i cili vetëm pak ditë më parë i dha fund eksperiencës 10-vjeçare te Manchester City.Ky lajm ka qenë një “rrufe në qiell” të hapur për italianët e Lazios, të cilët kishin arritur marrëveshjen me futbollistin 34-vjeçar dhe kishin prenotuar edhe vizitat mjekësore, ndërsa pritej vetëm përfundimi i aventurës europiane me Manchester City-n.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe në një deklaratë në sajtin zyrtar të klubit bardhekaltër ka kërkuar sqarime nga fantazisti spanjoll, duke shtuar se e respekton Davis Silvën si futbollist, por aspak si njeri.

“Mësova për transferimin e David Silvës te skuadra e Real Sociedad. Kam respekt të madh për futbollistin, por jo për njeriun”, tha Igli Tare në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të klubit bardhekaltër.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport david silva igli tare lazio manchester city david silva igli tare lazio manchester city

Sondazh

Poll