Sport

VIDEO/ PSG prek për herë të parë finalen e Champions League, Leipzig zhgënjen

18 Gusht 2020, 21:14 Nga DOSJA
VIDEO/ PSG prek për herë të parë finalen e Champions League,

PORTUGALI-PSG prek finalen e Champions League për herë të parë. Francezët fitojnë 3-0 ndaj Leipzig me gjermanët që nuk kishin mundësi t’i bënin ballë yjeve parizienë. Një ndeshje, që foli thuajse e gjitha për ta. Sfidën e hapi Markinjos në minutën e 13-të, që fluturoi mbi të tjerët dhe i mori më të mirën krosit të Nejmar. Më pas skenën e mori Di Maria në të 42-tën.

 

Argjentinasi fillimisht shënoi pas asistit të Neymar  e më pas asistoi për Bernat në pjesën e dytë, duke shënuar golin e tretë për të tijët.Formë e shkëlqyer e skuadrës së Tuhel në Champions League, ku në 34 ndeshjet e fundit kanë mundur të gjejnë të paktën një herë golin, duke barazuar Real Madrid në këtë arritje.

Tashmë PSG pret e qetë gjysmëfinalen mes Bajernit dhe Lyon për të mësuar sfiduesin në betejën finale të Champions League të këtij sezoni.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league leipzig psg champions league leipzig psg

Sondazh

Poll