Sport

EUROPA LEAGUE/ Koronavirusi mund ekipin e Prishtinës, anulohet ndeshja kundër Lincoln

18 Gusht 2020, 16:16 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Koronavirusi mund ekipin e Prishtinës, anulohet ndeshja

GJIBRALTAR– Lajmi keq për Prishtinës vetëm pak orë para zhvillimit të ndeshjes paraeliminatore ndaj Lincoln të Gjibraltarit. Plot tetë anëtarë të skuadrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus e për rrjedhojë kjo sfidë nuk do të zhvillohet. Lojtarët bardhekaltër të prekur nga koronavirusi janë: Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi.

Prishtina po priste me ankth vendimin e UEFA-s për këtë rast, pasi duke marrë në konsideratë atë që ndodhi me Dritën e Gjilanit, që humbi 3-0 takimin Linfield në paraeliminatorët e Championsit.Kushtrim Sopa, zyrtari i Prishtinës ka deklaruar se skuadra do të kthehet në shtëpi.Zyrtari i Prishtinës, Kushtrim Sopa, ka konfirmuar që tani skuadra do të kthehet në shtëpi.

“Shteti i Gjibraltarit nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes, edhe pse ne i patëm të gatshëm lojtarët për të nisur takimin. Skuadra tani do të marrë rrugën për t’u kthyer drejt Kosovës”, u shpreh Sopa.Në orët në vazhdim pritet të mësohet edhe vendimi i UEFA-s, se ccfarë do të ndodhë me klubin kosovar për sa i përket garave europiane.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league futboll gjibraltar prishtina europa league futboll gjibraltar prishtina

Sondazh

Poll