Sport

VIDEO/Gjesti në fund të ndeshjes mund t’i kushtojë shtrenjtë Neymar, braziliani rrezikon finalen e Champions League

19 Gusht 2020, 08:39 Nga DOSJA
VIDEO/Gjesti në fund të ndeshjes mund t’i kushtojë

PORTUGALI-Neymar mund të humbasë finalen e Champions League. Jo sepse braziliani është dëmtuar apo ka plotësuar numrin e kartonave, por thjesht sepse ka thyer rregullat e protokollit. Menjëherë pas mbylljes së takimit, Neymar ka kërkuar që të ndërrojë fanellën me lojtarin e ekipit gjerman, Halstenberg. Ky i fundit nuk kishte sesi të refuzonte një mundësi të tillë, ndërsa e gjitha kjo skenë e fiksuar nga kamerat do të sjellë shumë telashe.

UEFA ka përcaktuar se pas rikthimit te futbollit, nuk duhen të ndërrohen fanellat, për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të vendosura. Nëse do të ketë shkelje të tilla, atëherë dënohen me 1 ndeshje pezullim dhe 12 ditë vetëtizolim për futbollistët. Pra në bazë të tyre, Nejmar humbet edhe finalen e “Champions League”. Por a do të falet në këtë rast? Mbetet të shihet….

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league leipzig neymar champions league leipzig neymar

Sondazh

Poll