Aktualitet

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Donika Prelën: Të shkarkohet

10 Prill 2019, 14:46 Nga DOSJA
Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Donika Prelën: Të

TIRANË- Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për të lënë në detyrë Donika Prelën. 

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,(Lexo këtu) më 5 shkurt 2019.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë dhe kërkon shkarkimin e saj.

Njoftimi i plotë i IKP:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela kpk vettingu donika prela kpk vettingu

Sondazh

Poll