Aktualitet

Dalin pamjet/ Si u futën grabitësin në pistën e Rinasit ku u morën 10 milionë euro (VD)

10 Prill 2019, 14:47 Nga DOSJA
Dalin pamjet/ Si u futën grabitësin në pistën e Rinasit ku u

Pas grabitjes së ndodhur ditën e djeshme në Rinas, Dosja.al ka arritur të sigurojë videon e momentit të hyrjes së grabitësve me furgon të bardhë në pistën e Rinasit.

Grabitësit hyjnë me furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” në aeroportin e Rinasit duke hapur derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Kanë zbritur nga makina, kanë hequr dy barriera betoni para derës së hekurit, të cilën e kanë hapur fare lehtësisht duke këputur zinxhirin, më tej kanë hipur sërish në furgon. Grabitësit janë të vendosur në pjesën e pasme të furgonit, teksa shoferi vazhdon rrugëtimin drejt pistës së avionit ku ndodhi grabitja e 10 milionë eurove.

Fugoni ka hyrë nga ana e parkingut në aeroport dhe është afruar deri tek dera që më pas edhe kanë mundur që ta hapin.

Një furgon i forcave të policisë i ka ndjekur grabitësit që në pistë, por ata janë përgjigjur duke qëlluar me armë. Në foto shihet se dera e furgonit të grabitësve është e hapur, pasi autorët kanë qëlluar me armatimet e rënda që kishin. Edhe dera e furgonit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është e hapur pasi policia i ka ndjekur duke ju përgjigjur zjarrit të grabitësve, në një hark prej dy kilomtrash larg aeroportit, derisa vrau njërin prej grabitësve, Admir Muratajn.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas

Sondazh

Poll