Aktualitet

Siguria në Rinas, ish-deputeti i PD i përgjigjet Lleshajt: Ka ardhur koha për shpjegime

10 Prill 2019, 14:39 Nga DOSJA
Siguria në Rinas, ish-deputeti i PD i përgjigjet Lleshajt: Ka ardhur

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku fajësonte koncesionarin për mos-sinjalizimin në kohë të grabitjes së djeshme në Rinas. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se prej kohësh ka kërkuar shpjegime se përse prezantimi i Shqipërisë bëhet flamurin kinez krahas atij shqiptar, e jo me atë të BE, duke cënuar kështu edhe sovranitetin dhe imazhin e vendit.

Sipas tij, edhe pasiguria ekstreme në aeroport lidhet ndjeshëm me këtë.

“Sic duket edhe pasiguria ekstreme ne ate aeroport, pa pergjegjshmeria ndaj tij, pa qartesia e shprehur edhe sot se kush eshte “zot” i tij, lidhet dukshem edhe me cenimin e sovranitetit mbi ate, aq sa tashti askush nuk i del me per zot.
Ndoshta kjo gjendje “ekstra territoriale” e Rinasit eshte krijuar per te sherbyer si “gjethe fiku”, pikerisht per ta kthyer ate ne nje hapesire keqberesish. Ka ardhur koha per shpjegime e pergjegjesi te qarta!”, – shkruan Shehu.

Postimi i plotë:

Nje aeroport pa sovranitet eshte dhe pa siguri!
Degjoj Ministrin e Brendshem qe akuzon koncesionarin kinez per ate qe po ndodh ne Rinas!
Dua t’i kujtoj se ai aeroport eshte pjese e Shqiperise, porta e saj, imazhi i saj, nen sovranitetin shqiptar.
Prej kohesh kam kerkuar shpjegime se si eshte e mundur qe ne ate vend prezantimi te Shqiperise, neve te prezantohemi me flamurin kinez e jo me ate te BE, krahas shqiptarit.
Kjo pa dyshim qe nuk cenon vetem imazhin tone, perkatesine tone, por edhe sovranitetin tone.
Sic duket edhe pasiguria ekstreme ne ate aeroport, pa pergjegjshmeria ndaj tij, pa qartesia e shprehur edhe sot se kush eshte “zot” i tij, lidhet dukshem edhe me cenimin e sovranitetit mbi ate, aq sa tashti askush nuk i del me per zot.
Ndoshta kjo gjendje “ekstra territoriale” e Rinasit eshte krijuar per te sherbyer si “gjethe fiku”, pikerisht per ta kthyer ate ne nje hapesire keqberesish.
Ka ardhur koha per shpjegime e pergjegjesi te qarta!

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas sander lleshaj tritan shehu grabitja ne rinas sander lleshaj tritan shehu

Sondazh

Poll