Aktualitet

Grabitja e 10 milionë eurove, ushtria merr në mbrojtje aeroportin e Rinasit

10 Prill 2019, 15:14 Nga DOSJA
Grabitja e 10 milionë eurove, ushtria merr në mbrojtje aeroportin e

TIRANË- Pas grabitjes së ndodhur në Rinas, ushtria do të marrë në mbrojtje aeroportin të vetëm ndërkombëtar. (Lexo këtu)

Lajmi u dha nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një konferencë për shtyp.

Teksa e konsideroi ngjarjen e ndodhur si të rëndë, Xhaçka tha se koncesionari ka dështuar. 

Për këtë sipas Xhaçkës, “në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të koncesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aerportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”.

Deklarata e plotë:

Ngjarja që ndodhi dje në aeroportin e Rinasit ishte sigurisht një ngjarje e rëndë.

I bashkohem shqetësimit të qytetarëve dhe kolegëve, që diçka e tillë, nuk mund të ndodhë në një zonë të rëndësisë së veçantë.

Ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncensionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht.

Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij për garantimin e parametrave të sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil.

Kjo është një shkelje e papërgjegjshme dhe shume e rende e legjislacionit shqiptar, për të cilën, shpresoj dhe besoj që përgjegjësitë penale të jenë konkrete.

Kjo situatë kërkon një ndërhyrje urgjente, sepse ne nuk mund të lejojmë të cënohet as siguria e qytetarëve dhe as imazhi i vendit.

Për këtë arsye, në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të koncesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aerportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura.

Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit.

Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët, që siguria e tyre është prioriteti ynë kryesor dhe askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka për ta garantuar atë.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas olta xhacka ushtria merr në mbrojtje aeroportin grabitja ne rinas olta xhacka ushtria merr në mbrojtje aeroportin

Sondazh

Poll