Aktualitet

Denoncimi i Luçiano Boçit: Nxënësve ekselentë u merren lekë që të futen në listë

10 Prill 2019, 15:11 Nga DOSJA
Denoncimi i Luçiano Boçit: Nxënësve ekselentë u

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar drejtoritë e shkollave të studimeve para universitare, që sipas tij kërkojnë para që nxënësit e ekselencës të quhen të tillë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, a shprehet: “E TURPSHME!
…kjo që ndodh me nxënësit ekselentë në Arsimin Parauniversitar.
Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë.
Vetëm kështu mund të quhesh ekselent tani.
Dokumentat e mëposhtëm flasin qartë. (foto)”

Sipas tij, në vend që ekselenca të stimulohet, atyre u merren para.

Postimi i plotë:

E TURPSHME!
…kjo që ndodh me nxënësit ekselentë në Arsimin Parauniversitar.
Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë.
Vetëm kështu mund të quhesh ekselent tani.
Dokumentat e mëposhtëm flasin qartë. (foto)
Në vend që ata të stimulohen e të shpërblehen, siç dhe duhet, sot atyre u merren para.
Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të paguash.
Duhet të paguash se ke merita, se mëson, se je shembull
Para 2013, çdo ekselent merrte një shpërblim simbolik vlerësues nga Qeveria prej 50 mijë lekësh.
Sot për të dalë i tillë në Librin e Artë nuk merr. Jep 25 mijë.
Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh!
Pra shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore.
Sot dhe Ekselenca blihet me para.

p.s
Mos harroni gjyqin!!!
Sa të keni Qorrat e Servilët politikë në Drejtësinë e kapur, që të bardhën e bëjnë të zezë e anasjelltas, o burra sulm!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 25 mijë lekë të jesh ekselent ekselenca paguan të jetë në listë luciano boci 25 mijë lekë të jesh ekselent ekselenca paguan të jetë në listë luciano boci

Sondazh

Poll