Aktualitet

Shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve, Nishani: Për t’i hedhur tym publikut, kriminale

10 Prill 2019, 13:41 Nga DOSJA
Shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve, Nishani:

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, sot kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka reaguar lidhur me grabiten e 10 milionë eurove pasditën e djeshme në Rinas. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nishani e quan si tentativë për t’i hedhur tym publikut shkëmbimine e zjarrit mes policisë dhe grabitësve. Sipas tij, kjo është po aq kriminale sa edhe vetë grabitja.

“Tentativa për ti hedhur tym publikut me gjoja “shkëmbime zjarri” nga policia me bandën terroriste që grabiti avionin Austrian Airlines, është po aq kriminale sa grabitja e miliona parave prej bandës, që tashmë do të paguhen nga taksat e njerëzve të thjeshtë”, – shprehet Nishani.

Sipas tij, “Nëse do të kishte patur një shkëmbim zjarri, ai do të kishte ndodhur përpara se banda të mbërrinte tek avioni.
Por në fakt ky nuk është problemi i vërtetë e më madhori.
As ai i mosmarrjes së masave pas disa grabitjesh spektakolare në mes të ditës, e në mes të kryeqytetit.”

Më tej ish-Presidenti Nishani shprehet se çështja themelore është se bandat dhe terroristët nuk kanë frikë nga askush, pasi sipas tij, “ata askush nuk i ndjek, askush nuk i heton, askush nuk i shqetëson, askush nuk i turbullon”.

Postimi i plotë:

Tentativa për ti hedhur tym publikut me gjoja “shkëmbime zjarri” nga policia me bandën terroriste që grabiti avionin Austrian Airlines, është po aq kriminale sa grabitja e miliona parave prej bandës, që tashmë do të paguhen nga taksat e njerëzve të thjeshtë.
Nëse do të kishte patur një shkëmbim zjarri, ai do të kishte ndodhur përpara se banda të mbërrinte tek avioni.
Por në fakt ky nuk është problemi i vërtetë e më madhori.
As ai i mosmarrjes së masave pas disa grabitjesh spektakolare në mes të ditës, e në mes të kryeqytetit.
Këto probleme mbeten në hije nga thelbi i revanshit të krimit dhe terrorit.
Çështja themelore është sepse bandat dhe terroristët e këtij lloji siç ishte dhe ai i fundit, nuk kanë frikë nga askush.
As nga shteti, as nga ligji, as nga policia, as nga ruajtja e as nga siguria.
Sepse ata askush nuk i ndjek, askush nuk i heton, askush nuk i shqetëson, askush nuk i turbullon.
Një qeverisje e ardhur nga krimi pjell vetëm krim, bashkëjeton vetëm me krimin dhe prodhon veç terror.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar nishani grabitja ne rinas shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve bujar nishani grabitja ne rinas shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve

Sondazh

Poll